Flash News

KRYESORE

Këshilltarët e LSI votuan rritjen e çmimit të ujit, Vasili kërkon t’ja kalojë përgjegjësinë PD-së

Këshilltarët e LSI votuan rritjen e çmimit të ujit, Vasili

Ish-kreu i LSI-së, Petrit Vasili po përpiqet që të heq përgjegjësinë e partisë së tij për vendimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës, për të rritur çmimin e ujit të pijshëm. Ndonëse ishin këshilltarët e LSI ata që bashkuan votat me Erion Veliajn, Vasili e sheh sërish problemin te “marrëveshja e 18 majit”.

Përgjatë këtyre ditëve, LSI nuk ka bërë asnjë deklaratë kundër Veliajt për këtë çështje, por nxiton të sulmojë Lulzim Bashën dhe PD-në, që i bëri thirrje për bojkot të mbledhjes.

Reagimi i Petrit Vasilit:

"Marrëveshja e turpit" e 18 majit, Basha-Rama, që shkatërroi zgjedhjet e 25 qershorit, vazhdoi edhe dje në bashkinë e Tiranës.

PD tundi dynjanë se gjoja nuk do të shkonte në mbledhje të këshillit bashkiak, ndërsa në realitet shkoi, sepse u shit për kreditë e shtëpive të miqve e klientëve dhe legjitimoi rritjen e çmimit të ujit dhe koncesionit të shkollave.

Çorba e gëlltitur në 18 maj nga PD dhe Basha, vazhdon të villet përditë duke dëmtuar rëndë interesat e qytetarëve të thjeshtë, siç u bë bashkëfajtore në blerjen dhe vjedhjen e votës edhe në 25 qershor.

Të fundit