Flash News

KRYESORE

Këshilltari i Bamir Topit emërohet shef i kabinetit të Presidentit Meta

Këshilltari i Bamir Topit emërohet shef i kabinetit të

Presidenti i Republikës, Ilir Meta pasi emëroi dje si Sekretar të Përgjithshëm të presidencës Alqi Ballkon ekspert i njohur në fushën financiare, ka emëruar sot dhe drejtuesin e kabinetit të Presidnecës, këshilltarin e ish -presidentit Bamir Topit, Arben Cici. Emri i Cicit për fushën e diplomacisë nuk është i panjohur pasi ai ka shërbyer në Ministrinë e Jashtme.

Ndërkohë që ka patur një karrierë të pasur diplomatike edhe si ambasador në disa vende. Arben Cici është pedagog, mban titullin e Doktorit të Shkencave Historike që nga viti 1999, është autor i disa librave, ndërsa zotëron edhe disa gjuhë të huaja.

Të fundit