Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Këshilltari demokrat: Unë jam pro kullave por kjo është kasaphanë!
Këshilltari i Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të kryeqytetit, Akil Kraja në një shkrim të gjatë në Facebook shkruan se është pro kullave, por kjo që po tentohet të ndodhë me Teatrin është kasaphanë.
“Erion Veliaj po e betonizon Tiranën pa asnjë vizion, pa asnjë projekt, pa asnjë plan e pa asnjë sens të dëmit historik dhe ekonomik që po i shkakton qytetit! Skandalet e njëpasnjëshme që rrethojnë projektin e Teatrit të Ri janë dëshmia më flagrante e krimit që po i bën Veliaj kryeqytetit tone”, shprehet Kraja.
Më tej ai rendit dhe pesë pikat ku sqaron se përse e konsideron të gjithë këtë një kasaphanë të vërtetë.
Nga Akil Kraja
Kryebashkiaku Veliaj ka publikuar një video “horror” ku prezantohet projekti i ardhshëm i Teatrit Kombëtar. Një formë përgjigjeje kjo dhe ndaj letrës së Komisionit Europian ku shprehet qartazi se projekti Fusha është i paligjshëm.
Një video qe na mëson shumë në fakt, pasi nxjerr lakuriq hipokrizinë dhe karakterin e vërtetë të Bashkisë Tiranë. Një Bashki e rëndomtë, pa kurajo, pa nivel, pa vizion, frikacake deri në përçmim. Një Bashki që ka frikë nga hija e saj.
Dhe në këtë sens, ashtu si Rama, dhe Veliaj, janë në kontrastim të thellë me atë çka përfaqësonte Lulzim Basha, si Kryetar i Bashkisë Tiranë.
Nga kjo video buron dhe ky koment, dhe ky qëndrim personal:
Unë jam "Pro" kullave, por kjo është kasaphanë !
Po, Tirana duhet të ketë një pol biznesi, një “DownTown” modern si çdo kryeqytet evropian që prodhon zhvillim.
Tirana duhet të kthehet në një pol ekonomik, urbanistik, kulturor e atraktiv për të gjithë Ballkanin.
Kullat nuk janë gjë tjetër veçse fabrikat e kohëve moderne. Aty prodhohet ekonomia dixhitale por dhe ekonomia e shërbimeve financiare, e shërbimeve juridike, kërkimore por dhe akademike e turistike.
Në një kohë kur sektori i shërbimeve është kthyer në motorin e ekonomisë botërore, kullat janë jetike në krijimin e ekonomive të shkallës. Kullat sjellin punësim, zhvillim e mirëqenie për qytetin që i mirëpret - ashtu siç sjellin rritje të efikasitetit për kompanitë që i përdorin ato.
Robotizimi ekstrem i prodhimit industrial e ka transformuar tërësisht kërkesën e ardhshme për “krah pune”. Sipërmarrësit dhe investitorët e shek. 21 nuk kërkojnë më "krah" por "mëndje" që dinë të "kodojnë", të gjenerojnë ide, analiza dhe empati në treg. Dhe kullat janë fabrikat ku këto mëndje prodhojnë ekonominë e së ardhmes.
Për çfarë e kam fjalën?
Shikoni konkurrencën apo garën “urbanistike” që po zhvillohet mes qyteteve ndër më të avancuarat në botë, se kush do të mirëpresë zyrat e reja qendrore të “Amazon”. Një investim prej 5 miliardë dollarësh.
Janë mbi 238 qytete që kanë aplikuar.
Bëhet fjalë se cili qytet është në gjendje të ofroja zyra, shërbime mbështetëse, transport, strehim e një mjedis të qëndrueshëm për 50.000 punonjësit që do të zhvendosen pranë zyrave të reja të Amazon.
Mendoni efektin zhvillimor zinxhir që sjell një projekt i tillë për një qytet. Mijëra vendë të reja pune, mijëra oportunite për biznes, për nisma sociale e kulturore.
Por, për të strehuar 50.000 punonjës nevojiten në rradhë të parë zyra të centralizuara, dhe jo të përhapura në qindra godina. Nevojiten zyra moderne, të integruara teknologjikisht në rrjet me njëra tjetrën, të aksesueshme lehtësisht dhe të afta të përballojnë fluksin dhe presionin social e urbanistik që përfaqësojnë 50.000 punonjës.
Kullat janë fabrikat e së ardhmes, pasi ato janë një përgjigje ndaj sfidave të industrive moderne në drejtim të krijimit të ekonomive të shkallës.
Dhe pse Tirana nuk mund të konkurrojë me këto përmasa, kryeqyteti ynë duhet të ketë ambicien për t’u kthyer në një qendër rajonale atraktive, në një pol ekonomik e urbanistik i aftë të përballojë e të përthithë investime të huaja të përmasave ballkanike.
Për të arritur këtu, nevojitet në rradhë të parë që Tirana të jetë në gjendje të përballojë konkurrencën, kërkesat dhe standardet e “fabrikave” të kohëve moderne.
Tirana duhet të ketë “DownTown-in” e saj sepse Tirana është motorri ekonomik i vendit.
Zgjatimi i Bulevardit ishte dhe është ende, pasqyra e një vizioni strategjik zhvillimor për Tiranën, por dhe për të gjithë vendin. Ky ishte vizioni i Kryebashkiakut Basha. Të çlirohen arteriet e qytetit “të vjetër” duke i dhënë të gjithë hapësirën e nevojshme potencialit zhvillimor të një qyteti “të ri” përgjatë zgjatimit të bulevardit kryesor.
Projekti Basha i shërbente një qyteti të ri modern, ambicioz, të urbanizuar, të aftë që të përthithe investime të huaja realisht strategjike e të orientuara drejt teknologjive të reja, por që njëkohësisht respektonte trashëgiminë dhe hapësirat e gjelbra të qytetit. Rindërtimi i Pazarit të ri apo ri-gjelbërimi i territorit prapa Operës janë shembuj konkretë të këtyre ambicieve.
Por çfarë po ndodh sot ?
Erion Veliaj po e betonizon Tiranën pa asnjë vizion, pa asnjë projekt, pa asnjë plan e pa asnjë sens të dëmit historik dhe ekonomik që po i shkakton qytetit!
Skandalet e njëpasnjëshme që rrethojnë projektin e Teatrit të Ri janë dëshmia më flagrante e krimit që po i bën Veliaj kryeqytetit tonë.
Një krim që bëhët në emër të interesave okulte...
Pas refuzimit qe i beri Presidenti ligjit Fusha, është dhe Komisioni Evropian i cili deklaron shprehimisht qe projekti, në formën aktuale, është i paligjshëm dhe kundra MSA-së!
Ky projekt shkatërron trashëgiminë e kryeqytetit dhe tjetërson truallin publik në shërbim të ndërtimit të disa kullave në një mënyrë krejt jo-transparente dhe të paligjshme.
Video e publikuar nga Veliaj dëshmon qartazi frikën e vërtetë të Veliajt.
Si me magji, gjashtë kullat për të cilat po shembet teatri janë fshehur tërësisht nga skica e territorit të teatrit kombëtar (shiko foton bashkangjitur – pika 5) paraqitur në videon propagandistike të Veliajt.
Por në një tentative të nxituar për të fshehur gjurmët e krimit të tij, evidentuar nga përgjigja negative nga Komisioni Evropian, Veliaj nxjerr zbuluar ambiciet e tij për Sheshin Skëndërbej.
Një kasaphanë !!!
Pika 1 : kolonada e Operas dhe Baletit do të fshihet nga dy godina paralele. Ndërkohë, në parkingun e pasëm të Operas do të ndërtohen dy godina relativisht të mëdha...
Pika 2 : e tërë lulishtja prapa Operës do të betonizohet me së paku katër godina, ku njëra ka format e një kulle të lartë.
Pika 3 : karshi Hotel Plazës, do të ndërtohet një Kulle me përmasa të ngjashme aty ky sot është lulishtja përballë Hotel Drinit.
Pika 4 : siç kemi denoncuar dhe më parë, trualli krah dhe pas sahatit të Tiranës do të kthehet gjithashtu në një shesh ndërtimi masiv.
Pika 5 : të vetmet që janë fshehur, janë kullat e ligjit Fusha...
Dhe është pikërisht kjo e fundit, që i korrespondon objektit të krimit që Veliaj ka tentuar të fshehë. Dhe si çdo abuzues i ligjit, në vrap e sipër, ai la gjurmët e një krimi dhe më të madh.
Veliaj po e ç’përfytyron Tiranën...
Unë jam "Pro" kullave por kjo është kasaphanë !
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38
