Flash News
Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetarët kërkojnë largimin e Klosit dhe Tavos
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj, vihet në pranga autori, sekuestrohet arma
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Këshilltari i CDU-së: Është koha që shqiptarët të vendosin për fatin e “qeverisë së mafias Rama”
Këshilltari i Grupit Parlamentar të CDU-së në Bundestagun gjerman, Martin Henze e ka cilësuar qeverinë aktuale si “qeveria e mafias Rama”, teksa i referohet përgjimeve të prestigjiozes ‘Bild’.
Në një reagim në rrjetet sociale, Henze i drejtohet popullit shqiptar që të vendosë dhe të zgjedhë mes kësaj qeverie dhe forcave demokratike të opozitës.
Postimi i plotë:
E cilësuar nga prestigjiozja gjermane “BILD” si “qeveria e mafias Rama’, mban përgjegjësi jo vetëm për gjendjen e keqe ekonomike, për shkatërrimin e sistemit gjyqësor dhe të parlamentit, për korrupsionin në administratën publike, varfërinë dhe largimin masiv të të rinjve shqiptarë, shkatërrimin e familjeve shqiptare, manipulimin në zgjedhjet e fundit parlamentare së bashku me mafian, por, gjithashtu është politikisht përgjegjëse sepse nuk ka përmbushur asnjë pikë të vetme për hapjen e bisedimeve me BE-në. E ashtuquajtura “qeveria e mafias Rama” është përgjegjëse për këtë. Tani është koha që populli shqiptar të vendosë: a dëshiron ta mbajë ende në këmbë këtë qeveri, mafian, urinë, varfërinë, korrupsionin, antidemokracinë, prostitucionin, trafikimin e drogës dhe largimin masiv apo dëshiron një të ardhme në Bashkimin Europian?
Nëse e populli dëshiron të ardhmen e tij në BE, duhet të bëjë një angazhim politik me forcat demokratike të opozitë.