Flash News

KRYESORE

Këshilltari i Metës: Dekretet e presidentit të arsyetuara qartë

Këshilltari i Metës: Dekretet e presidentit të arsyetuara

Bledar Dervishaj, këshilltari i presidentit Ilir Meta mendon se ky i fundit ka qenë i qëndrueshëm në vendimet që ka marrë. Ai shtoi se dekretet e kreut të shtetit kanë qenë në mbrojtje të parimeve themelore të Kushtetutës.

“Roli i kreut të shtetit në këtë proces nuk ka të bëjë me të ardhmen e tij politike, por ka të bëjë me këtë detyrë që po ushtron. Në tërësinë e vendimmarrjes jo vetëm për shtyrjen e datës së zgjedhjeve apo anulimin e atyre që ishin fiktive, por po të kthehemi në retrospektivë në dy vjet veprimtari kushtetuese, Presidenti ka qenë konsiston dhe shumë shterues në vendimmarrjen e tij.

Ka qartësuar çdo vendim, dekretet kanë qenë të arsyetuara qartë. Pra kanë qenë në mbrojtje të atyre parimeve themelore që vet kushtetuta flet.”, tha ai për Oranews.

Të fundit