Flash News

KRYESORE

Këshilltari i Metës ironi me deklaratat e Ramës në Kosovë: Le të bashkojë Bathoren me Tiranën

Këshilltari i Metës ironi me deklaratat e Ramës në

Analisti Ilir Kulla, i njohur edhe si një ndër këshilltarët e Presidentit Ilir Meta ka ironizuar me deklaratat e kryeministrit Rama në Kosovë, ku pohoi se dy vendet do bashkohen deri në 2025. Kulla theksoi se qendrimet e Ramës ishin propagandistike, duke shtuar se ai të bashkojë Bathoren me Tiranën.

Kur të bënte të mundshëm bashkimin e Bathores me qendrën e Tiranës, pastaj të fliste për Drenicën dhe Kurveleshin. Ai është one men shoë. Gjen këto terma për të krijuar lajme. Sigurisht ai e ka të qartë që kjo histori as nuk fillon dhe as nuk mbaron tek kryeministri i Shqipërisë. E dyta, nuk besoj që qyteti i Pejës për shumë arsye, nuk është qyteti i duhur për ta dhënë këtë mesazh. Aty është patriarkana. Patriarkana e Pejës dhe ajo e Deçanit në Paketën e Ahtisarit janë edhe eksperimenti i parë i një ekstra-territorialiteti brenda një shteti që duhet të linte si i pavarur. Unë mendoj që kjo është punë qoftesh dhe qebapesh”, përfundoi Kulla.

Vetë Rama, një ditë pas kthimit nga Kosova tha se qëndrimet e tij ishin për të tërhequr vëmendjen e BE-së, e cila nuk po mbështet sa duhet rajonin e Ballkanit.

Të fundit