Flash News

KRYESORE

Këshilltari i Trump pozitiv me koronavirus, e pohon Shtëpia e Bardhë

Këshilltari i Trump pozitiv me koronavirus, e pohon Shtëpia e

Këshilltari për Sigurinë Kombëtare i presidentit amerikan Donald Trump, Robert O’Brien, ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit.

Sipas deklaratës të Shtëpisë të Bardhë, këshilltari ka simptoma të lehta dhe ka pothuajse një javë që punon i vetë-izoluar larg zyrës së tij në Uashington.

O’Brien është një nga personat më të afërt me presidentin amerikan, por takimi i tyre i fundit ka ndodhur 2 javë më parë.

O‘Brien u emërua pas mosmarrëveshjes së Trump me këshilltarin e mëparshëm, ish-ambasadorin në OKB John Bolton.

Të fundit