Flash News

KRYESORE

Këshilltari i LSI-së i bashkohet PS-së. Më herët ka qenë me Partinë Republikane

Këshilltari i LSI-së i bashkohet PS-së. Më herët ka

Vazhdojnë largimet nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Një tjetër këshilltarë, i këshillit bashkiak të Gjirokastrës, i zgjedhur si përfaqësues i LSI-së është larguar nga kjo forcë dhe i është bashkuar këshilltarëve bashkiakë të Partisë Socialiste.

Mësohet se Arben Rexha, i është bashkuar grupit të këshilltarëve të PS-së, ndërkohë që në tetor 2016, disa muaj përpara zgjedhjeve parlamentare, ai u largua si këshilltar i Partisë Republikane për tek LSI.

Pak ditë më parë, po në Gjirokastër një këshilltarë i LSI-së dhe një i PDIU-së ju bashkuan këshilltarëve socialistë.

Të fundit