Flash News

KRYESORE

Këshilltarit të Edi Ramës i ndalohet hyrja në Serbi

Këshilltarit të Edi Ramës i ndalohet hyrja në Serbi

Publicisti Shkëlzen Maliqi nuk është lejuar të kalojë sot në territorin serb. Maliqi është ndaluar nga policia e Serbisë në pikën kufitare të Merdarës, ndërkohë që nuk i është dhënë asnjë shpjegim për këtë vendim.

Ai ishte nisur për në Beograd, ku do të merrte pjesë në një aktivitet kulturor.

“Nuk më lejuan të kaloj. Me thanë se nuk mund të kaloj nuk më dhanë ndonjë shpjegim. Po ashtu me mua ishte edhe dramaturgu Jeton Neziraj, fotografja Majlinda Hoxha dhe Besa Luci të cilët vendosen të kthehen edhe ata. Ne kemi pasur një tryezë në Beograd, një projekt i përbashkët që kemi punuar gati një vit, një publikim që ofron kronologji të bashkëpunimeve të shumta kulturore e artistike në mes skenave të pavarura të Kosovës dhe Serbisë në dy dekadat e fundit”, ka thënë Maliqi për Radion Evropa e Lirë.

Shkëlzen Maliqi është gjithashtu këshilltar i kryeministrit Edi Rama për çështjet rajonale.

Të fundit