Flash News

KRYESORE

Këshilltarja e Berishës: Brataj deri para disa ditësh ishte nëpër studio televizive, qeveria s`duhet t`i lejojë

Drejtori i Urgjencës, Skënder Brataj është infektuar me COVID-19. Skënder Brataj është pjesë e task forcës pranë Ministrisë së Shëndetësisë për Koronavirusin. Drejtori i Urgjencës është karantinuar në shtëpinë e tij.

Bratajn e kemi parë këto kohë në shumë studio televizive dhe për këtë ka reaguar edhe këshilltarja e ish-kryeministrit Berisha, e cila përmes një postimi në Instastory ngre shqetësimin e pranisë së mjekëve në studio televizive.

“Duke ndjekur lajmin se si Drejtori i Urgjencës ka dalë pozitiv me Covid-19, m`u kujtua fakti që deri para pak ditësh ishte nëpër studio televizive duke dhënë intervista. Jo vetëm ai por edhe mjekë të tjerë, Dr. i Infektivit dhe mjekë që janë në kontakt të përditshëm me të sëmurë me Covid-19 dalin studiove televizive. Vetëm këtu tek ne ndodh kjo. Në fakt as ata vetë s`duhet të pranojnë të dalin, as gazetarët s`kanë pse i marrin në studio por duhet të bëjnë lidhje me skype, dhe as qeveria s`duhet t`i lejojë. Pastaj kërkojmë përgjegjshmëri nga populli i thjeshtë. Këtu janë të tërë njësoj,”- shkruan Mëhilli.

Të fundit