Flash News

KRYESORE

"Kështu e hanë të gjithë"/ Pse u shty sërish vendimi për Tahirin, ish-ministri nën “ethet e së premtes”

"Kështu e hanë të gjithë"/ Pse u shty sërish

Shtyhet sërish vendimi për ish ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri në gjykatën e Posaçme të Apelit.

Vendimi final është shtyrë për në datën 26 qershor (e premte) në orën 13.00. Shkak për mospasjen e një vendim është bërë anëtari më i ri i trupës gjykuese, Dhimitër Lara.

Në një farë mënyrë, kjo shtyrje ishte e paralajmëruar që kur më 17 qershor, gjyqtarja Nure Dreni, pjesë trupës gjykuese të dosjes Tahiri u shkarkua nga vettingu.

Ajo është zëvendësuar me gjyqtarin Lara, i cili ka kërkuar më shumë kohë për t’u njohur me dosjen voluminoze.

Pas shtyrjes së seancës, nga trupa e përbërë edhe nga Albana Boksi dhe Nertila Kosova, ish ministri nuk preferoi të komentojë, por iu drejtua medave vetëm duke u thënë: “Edhe ju na duheni”. 

Ish ministri priste vendimin pasi apeloi verdiktin e 20 shtatorit 2019 ku Gjykata e Krimeve të Rënda e shpalli fajtor për shpërdorim detyre. Ai u dënua me 5 vite burg, të konvertuara më pas në 3,4 vite shërbim prove.

Vendimi u apelua nga ish ministri, pasi insiston pafajësinë.

Lexo edhe: Tahiri mesazh para seancës në Gjykatën e Posaçme e Apelit: Kështu e hanë të gjithë!

Të fundit