Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Për herë të parë që pas pavarësisë Kosova nuk do të ketë pjesë të garës për kryeministër ish-liderin e UÇK-së, Hashim Thaçi, i cili ka tashmë funksionin e Presidentit të Republikës. As Isa Mustafa, figurë e rëndësishme e LDK-së, nuk është pjesë e garës për zgjedhjet e 11 qershorit.
Janë katër figura të tjera, jo të reja, që po synojnë postin e kryeministrit të Kosovës.
Te PDK, Kadri Vesili ka të gjithë mbështetjen që i nevojitet, duke filluar nga ish-kryetari Hashim Thaçi. Kjo forcë politike prej vitesh dominon jetën politike në Kosovë dhe mundësia që Vesili të ngjitet në krye të qeverisë ka shkaktuar reagime e para, kryesisht në Beograd.
LDK zgjodhi të propozojë për kandidat Avdullah Hotin, ish-ministri i Financave në qeverinë e Isa Mustafës. Një figurë që nuk ngjall reagime kundra as brenda Kosovës dhe as jashtë saj.
Me fitoren e radhës të arritur në Francë kundër Serbisë, Ramush Haradinaj nuk kishte si t’i mungonte listës. Ai është kandidati i padiskutueshëm i AAK-së për postin e kryeministrit.
Rezultati që do të arrijë Lëvizja Vetëvendosje në këto zgjedhje të parakohshme po pritet me interes. Si opozita e vetme dhe më e madhe në këto tre vite qeverisje të PDK-së me LDK-në, VV ka forcuar pozitat e saj në skenën politike. Si kandidat për kryeministër nuk është propozuar kryetari i saj, Visar Ymeri, por ish-drejtuesi Albin Kurti, i cili mesa duket vazhdon të jetë truri i lëvizjes së kthyer në parti.