Flash News

KRYESORE

Këta janë dy heronjtë që ndaluan killerin e Teksasit

Johnnie Langendorf është një i ri teksan, jeton në Seguin ku punon për kompaninë Napa, e cila shet pjesë këmbimi për vetura. Kur doli nga shtëpia mëngjesin e 5 nëntorit për të shkuar te e dashura e tij nuk e imagjinonte se do të ishte bërë një prej protagonistëve të asaj që është cilësuar si “masakra më e keqe e historisë së Teksasit”. Në fakt, Johnnie është një prej dy burrave që e ndaluan David Patrick Kelley, burrin 26-vjeçar i cili hapi zjarr në një kishë baptuiste në Sutherland Springs, duke vrarë 26 persona dhe due plagosur rreth 30 të tjerë.

Vrasësi sapo kishte hipur në veturën e tij për t’ia mbathur ndërsa një burrë tjetër, Stephen Willeford, 55 vjeç, po e ndiqte i armatosur.

Johnnie e pa këtë skenë teksa ishte duke ngarë. "Pashë dy burra të qëllojnë – tha i riu teksan për mikrofonët e Ksat.com – njëri ishte vrasës, ndërsa tjetri banor i qytetit. Teksa burri që qëlloi në kishë po merrte arratinë, tjetri iu afrua makinës time dhe tha ‘duhet ta ndjekim’ dhe u ngjit në makinën time”.

Kështu që dy teksanët nisën ta ndjekin 26-vjeçarin i cili pas pak metrash doli jahstë rrugës.

“Në atë pikë ndalova dhe burri që ishte me mua doli nga makina dhe e qëlloi vrasësin”.

Sipas Johnnie dhe dëshmitarëve të tjerë që e panë skenën, Kelly në fakt kishte vdekur kur erdhi policia.

Por sipas sherifit të Willson, Joe Tackitt, killeri ishte vetëvrarë përpara se të qëllohej.

Të fundit