Flash News

KRYESORE

Këta janë menaxherët që kontrollojnë Kombëtaren Shqiptare

Frederik Veseli dhe Kamer Qaka janë dy emra të cilët kanë hyrë në mënyrë të paparashikuar dhe shumë të papritur në radhët e Kombëtares shqiptare të futbollit. Befasia nuk është gjëja e vetme që bashkon të dy këta lojtarë, pasi rezulton se ata menaxhohen nga i njëjti person, Aleksander Garini.

Duhet ta dini që edhe dy nga prurjet e fundit në Kombëtaren shqiptare, Ivan Balliu dhe Ylber Ramadani, menaxhohen gjithashtu nga e njëjta kompani (Soccer and More).

Po ashtu, nga i njëjti person, Erdin Shaqiri, menaxhohen edhe Ajeti, Abrashi e Lenjani. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Hysajn e Memushaj që administrohen në Itali nga i njëjti person i cili ka arritur t’u sigurojë kontrata mjaft të mira në elitën e futbollit italian. Sigurisht, është edhe grupi i futbollistëve të “Lindjes” të cilët kanë menaxher të përbashkët i cili u ka mundësuar transferime të rëndësishme.

Në vijim mund të shihni listën e publikuar nga ‘Vip Sport’ të menaxherëve dhe kompanive të cilat administrojnë futbollistët e përfaqësueses shqiptare.

Të fundit