Flash News

KRYESORE

“Këta janë turpi i Tiranës”

“Këta janë turpi i Tiranës”

Lëvizja Socialiste për Integrim ka mbajtur një qëndrim kritik ndaj projektvendimeve që Këshilli Bashkiak i Tiranës ka paraqitur për votim në mbledhjen e sotme.

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili përmes një statusi në facebook i cilëson turp i qytetit dhe vandalë të qeverisë dhe të bashkisë, personat që duan të votojnë vendimet për shembjen e godinës së Tetarit Kombëtar dhe betonizimin e parkut “Rinia”.

Reagimi i plotë

Vandalët e qeverisë dhe të bashkisë shkatërrojnë Teatrin Kombëtar. Qytetarët bastardë në krye të qeverisë dhe të bashkisë duan të shkatërrojnë Teatrin Kombëtar.

Askush nuk mund të prekë vlerat kombëtare të teatrit të lartësuara nga talenti i jashtëzakonshëm, djersa mundi i brezave të tërë aktorësh e regjisorësh.

Mijëra qytetarë në dhjetëra vjet janë bërë me të mirë falë teatrit kombëtar.

Këta qytetarë të klonuar, në krye të qeverisë dhe bashkisë janë turpi i këtij qyteti, ata dhe kushdo që do të votojë shkatërrimin e Teatrit Kombëtar.

Damka e anti-qytetarisë së Tiranës nuk do ti ndahet kryeministrit dhe kryetarit të bashkisë.

 

Të fundit