Flash News

KRYESORE

Këtë javë temperatura do arrijë deri në 39°C; këto janë zonat problematike

Këtë javë temperatura do arrijë deri në 39°C;

'Meteoalb' njofton se do të vijojnë temperaturat e larta edhe në fundjavë por kulmi i nxehtësisë do shënohet nga e mërkura në të premten.

Temperturat e larta sipas zonave pritet të luhaten nga 31 në 36°C zonat malore (maksimumi në Kukës) dhe nga 36 – 38°C në zonat e ulëta dhe bregdetare.

Në zona specifike të Shqipërisë, maksimumi do të ngjitet mbi 39°C, vlera që priten në veriperëndim të vendit (Koplik, Zadrimë) dhe Jug (Kuçovë, Këlcyrë).

Pas fundjavës parashikohet një rënie graduale e temperaturave, e cila vijon për 5-6 ditë ndërsa sërisht ditët e fundit të gushtit sjellin një rritje të lehtë të vlerave termike.

Tabloja e shirave paraqet zhvillim të vranësirave gjatë të gjitha pasditeve, kryesisht në qendër dhe juglindje ku priten shira afatshkurtër në zona të izoluara të vendit.

Të fundit