Flash News

KRYESORE

“Me këtë ritëm, në fund të mandatit do keni nevojë vetëm për ministrin e Diasporës”

“Me këtë ritëm, në fund të mandatit do keni

Deputetja e PD-së, Valentina Duka kë ngritur në Kuvend shqetësimin për ikjen masive të shqiptarëve nga vendi dhe dëshirës së më shumë se 50% të atyre që jetojnë Shqipëri për t’u zhvendosur në një shtet tjetër.

Me këtë ritëm, tha deputetja demokrate, në fund të mandatit qeveria e drejtuar nga kryeministri Edi Rama do të ketë nevojë vetëm për Pandeli Majkon, i cili është ministri i Diasporës.

“Nëse shqiptarët dëshirojnë të ikin me këtë ritëm, mendoj që në fund të mandatit tuaj, ju do të keni nevojë vetëm një ministër, për zotin Majko, i cili do të jetë ministri i Diasporës, sepse Shqipëria do të kthehet në një vend të shkretë”, u shpreh Duka.

Valentina Duka bëri një krahasim edhe me deputetët e parë të Kuvendit të Shqipërisë, me ata që sot marrin vendime për fatin e kombit. Ajo foli për kultura krejtësisht të ndryshme në këtë drejtim, sigurisht me nivel më të ulët në ditët e sotme.

 

Të fundit