Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
“Këtë ta dëgjojë Thaçi dhe Haradinaj”, Rama mesazh liderëve të Kosovës
Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje liderëve të Kosovës, Presidentit Hashim Thaçi dhe Kryeministrit Ramush Haradinaj, që të krijojnë një proces, duke nisur edhe nga një konsultim me diasporën shqiptare në Amerikë.
“Këtë ta dëgjojë edhe Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj, në vend se të bëjnë deklarata me njëri-tjetrin, jo dil në luftë, jo do bëjmë luftë, ta dëgjojnë këtë: Kur ndërmorën atë nisëm që bëri histori dhe që nuk pyetën fare as për gazetarë as për ndërkombëtarët dhe që morën edhe damkën e terroristëve edhe nga Tirana u sulmuan si të ishin terroristë, shkuan në Amerikë krijuan lidhje dhe kanë marrë mbështetje të jashtëzakonshme edhe nga diaspora shqiptare e Amerikës. Tani pse nuk shkojnë ta pyesin diasporën shqiptare të Amerikës sot? Ku është diaspora shqiptare e Amerikës? Të gjithë ata kontributorë të pavarësisë së Kosovës, që lanë pasurinë për të blerë armë për Kosovën, sot janë viktima njësoj si ju, s’po fus veten time, që bëjnë diskutime dhe nuk kemi një proces. Ku janë njerëzit që merren me historinë? Që do të thotë ne na duhet një proces”, tha kryeministri Edi Rama në emisionin “Opinion” në Tv Klan.
Rama, i cili e konsideron moment historik çështjen e kufijve Kosovë –Serbi është treguar i rezervuar gjatë gjithë emisionit në lidhje me një qëndrim të Shqipërisë sa i përket shkëmbimit të terriroreve.