Flash News

KRYESORE

Këto janë 6 veprat e mëdha në Shqipëri që pritet të përfundojnë në 2018-n

Viti 2018 do të jetë i rëndësishëm sa i përket përfundimit të disa prej investimeve të rëndësishme për ekonominë e Shqipërisë dhe jetën kulturore. Janë të paktën gjashtë vepra të rëndësishme që pritet të përfundojnë këtë vit, nëse punimet ecin sipas planit të parashikuar.

Hidrocentralet e Devollit

535 milionë euro është shuma që kompania ‘Statkraft’ ka investuar në dy hidrocentralet kryesore në lumin e Devollit. Me përfundimin  dhe vënien në punë të HEC-it të Banjës, kompania ka planifikuar që të përfundojë në 2018-n edhe punimet për ndërtimin e hidrocentralin i Moglicës.

Moglica është se sa dyfishi i Banjës dhe do të ketë një kapacitet të instaluar prej 172 MË dhe një prodhim mesatar vjetor prej 475 GWh, teksa HEC i Banjës ka një kapacitet vetëm 70 MW. Diga e Moglicës do të jetë 320 metra e gjatë, 150 metra e lartë dhe 460 metra e gjerë. Rezervuari i Moglicës do të ketë një sipërfaqe prej 7.2 km2, e krahasueshme me 1000 fusha futbolli.

Në lumin e Devollit parashikohen të ndërtohen edhe disa HEC-e të tjera, megjithatë, projekti ‘Devoll hydropoëer’ përmban këto dy HEC-e kryesore.

Devoll Hydropoëer, pasi të përfundojë tërësisht investimin, do të rrisë prodhimin e energjisë elektrike në Shqipëri me 17% .

Së bashku me TAP, ky investim ka ndikuar më së shumti në rritjen e lehtë ekonomike në Shqipëri.

Xhamia e Namazgjasë

Në fund të 2018-s, besimtarët myslimanë në Tiranë do të kenë xhaminë e tyre të re, e cila do të jetë edhe më e madhja në rajonin e Ballkanit.

Xhamia e Namazgjasë po ndërtohet në një sipërfaqe prej 10 mijë metra katrorë, ndërsa vetëm

xhamia si karabina ndodhet në një hapësirë rreth 5 mijë metër katrorë. Xhamia është e përbërë nga katër minare, kupola kryesore dhe pjesa qendrore e xhamisë. Gjithashtu xhamia do të ketë edhe ambientet e jashtme.

Sipas tij, sa i përket numrit të besimtarëve që mund të kryejnë ritet fetare, vetëm në pjesën e brendshme ka një kapacitet afërisht për 5.000 besimtarë, ndërsa duke përfshirë edhe pjesën e jashtme të xhamisë mund të arrijë një numër prej 10 mijë personash.

Bypass i Fierit

Me gjatesi afersisht 22 km dhe me vlerë prej 60 milionë Euro financuar nga BERZH dhe BEI, bypass-i i Fierit pritet të përfundojë brenda këtij viti. I nisur që në vitin 2015, problemet me kompaninë që fitoi tenderin ndikuan që punimet të zvarriten.

Ky bypass është pjesë e një korridori të rëndësishëm Lushnje-Vlorë, me ndikim të madh në zhvillimin e Shqipërisë së jugut. Aksi rrugor është i rëndësishëm për zhvillimin industrial dhe të turizmit, dhe ka një impakt të rëndësishëm në bujqësi, meqënëse Fieri është rajoni më  i rëndësishëm i prodhimit bujqësor në vend.

Bulevardi i ri i Tiranës

Tirana do të marrë një tjetër dimension me përfundimin e bulevardit të ri. I nisur në vitin 2013 dhe më pas i bllokuar nga qeveria për gati një vit e gjysmë, përfundimi i këtij bulevardi parashikohet brenda këtij viti.

Ai përshkon segmentin nga ish-Stacioni i Trenit deri në Lumin e Tiranës dhe do të shndërrohet në një nga zonat më të rëndësishme të kryeqytetit, jo vetëm në aspektin e infrastrukturës moderne dhe rekreacionit, por edhe të institucioneve administrative që do të zhvendosen aty.

Ndonëse e gjithë zona në krah të bulevardit është e ndërtuar në mënyrë kaotike, ndërtimi i ‘Kullës Ikonike’, 350 metra e lartë dhe me vlerë 250 milionë euro, do të ndikojë në të ardhmen për tërheqjen e investimeve të ngjashme në zonë.

Stadiumi ‘Arena Kombëtare’

Me një kapacitet prej 22 mijë e 500 tifozë, ‘Arena Kombëtare’ do të jetë stadiumi më i madh në Shqipëri. Me një kosto prej 60 milionë euro, stadiumi pritet të jetë gati më 1 shtator të 2018-s, kur do të nisin edhe ndeshjet e eliminatoreve të Europianit.

‘Arena Kombëtare’ do të jetë një qendër sportive e rëndësishme për Tiranën, e cila do të shërbejë si shtëpi e ekipit kombëtar të futbollit dhe ekipeve të kryeqytetit.

'Air Albania'

Brenda këtij viti pritet të ngjitet në fluturim linja e ajrore ‘Air Albania’. Kompania do të ndërtohet me ndihmën e kompanisë gjigante turke ‘Turkish Airlines’ dhe do të lidhë Tiranën me kryeqytetet e rajonit.

‘Ai Albania’ pritet të ndikojë në uljen e çmimit të biletave për udhëtarët shqiptarë, si dhe të zgjerojë linjën e udhëtimeve direkte nga aeroporti ‘Nënë Tereza’.

Të fundit