Flash News

KRYESORE

Këto janë fushat ku diplomohen më shumë studentët shqiptarë

Këto janë fushat ku diplomohen më shumë studentët

Raporti më i fundit i INSTAT, bën të ditur se ndër fushat e studimit ku diplomohen më shumë studentët, bie në sy se pothuajse 1 në 3 vetë (29.6%) zgjedhin të studiojnë në fushën e “Biznesit, administrimit dhe ligjit”.

Kjo përkon me numrin e lartë të kuotave dhe studentëve që zgjedhin degët e ekonomikut apo juridikut.

Ndërsa në vendin e dytë renditet fusha “Shëndet dhe mirëqenie”, ku studiojnë një numër i lartë studentësh për mjekësi, infermieri, etj.

Ndërkohë që pas kësaj fushe, vijojnë degët e shkencave sociale, gazetarisë dhe informacionit me 12.2% të numrit të të diplomuarve.

Gjatë vitit 2017, 35.173 studentë u diplomuan në një nga programet e studimit të arsimit të lartë.

PD denoncon braktisjen e shkollës nga 133 mijë nxënës: Kjo situatë duhet ndryshuar, arsimi po shkatërrohet nga një tufë banditësh

Të fundit