Flash News

E-TJERA

Këto janë qytetet e Shqipërisë ku konsumohet më shumë alkool

Këto janë qytetet e Shqipërisë ku konsumohet më

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT rezulton se Dibra është qyteti i parë në Shqipëri për konsumin e alkoolit.

Të dhënat e 2015-s, të publikuara  në raportin e fundit të “Vjetari Statistikor 2012-2016”, në shpenzimet e përllogaritura për secilin qytet, Dibra rezulton qarku që shpenzon më shumë për produkte konsumi si duhani dhe pijet alkoolike, me pikësim 10.6.

Qytetet që e ndjekin më pas për shpenzim, janë Korça me 4.9 dhe Kukësi me 4.7, më pas Berati me 4.4. Konsumatorët më të pakët të duhanit dhe alkoolit rezultojnë shkodranët dhe më pas, durrsakët.

Sipas të dhënave të publikuara nga Organizata Botërore e Shëndetit dhe Eurobarometrit për vitin 2016, konsumi i alkoolit për frymë në Shqipëri është rreth 5 litra në vit, duke qenë i dyti më i ulët në Europë.

Të dhënat e tjera po të Organizatës Botërore të Shëndetësisë tregojnë se konsumi i paregjistruar i alkoolit në Shqipëri është 2.1 litra, duke e çuar në total në 7 litra, që ende mbetet shumë më i ulët se i vendeve të tjera të Europës. Nga vendet e rajonit, konsumatorët më të mëdhenj të alkoolit janë serbët, me gati 10 litra.

Sipas OBSH, në Shqipëri 30% të konsumit të alkoolit e zë birra, 20% vera dhe 50% pijet e tjera alkoolike. 

 

Të fundit