Flash News

KRYESORE

Këto janë qytetet me stresin më të ulët në botë

Këto janë qytetet me stresin më të ulët në

Sipas një studimi të kryer nga kompania angleze Zipjet, e cila zhvillon teknologji për të reduktuar stresin e përditshëm, ka rezultuar që Gjermania ka qytetet me stres minimal.

Analiza në 500 qytete u zhvillua duke u bazuar në kritere të tilla si; trafiku, siguria dhe çështje të shëndetit mendor.

Studimi i ri i Zipjet rendit në vend të parë Shtutgartin në Gjermani, si qyteti ku mund të përjetoni më pak stres në botë, duke shënuar pikët më të larta në sigurinë, fuqinë blerëse të familjes, hapësirat e gjelbra dhe barazinë. Shtutgarti është kryeqyteti i Baden-Ëürttemberg, i cili kufizohet me Francën dhe Zvicrën.

Qytetet e renditura në fund të listës kanë normën më të papunësisë, borxhin për frymë, trafikut, transportit publik dhe ndotjes.

Më poshtë janë qytetet me nivelin më të ulët të stresit në botë

  1. Shtutgart, Gjermani

    2. Luksemburg, Luksemburg

    3. Hanover, Gjermani

    4. Bernë, Zvicër

    5. Mynih, Gjermani

    6. Bordeaux, Francë

    7. Edinburg, Mbretëri e Bashkuar

    8. Sidnei, Australi

    9. Hamburg, Gjermani

    10. Graz, Austria

    11. Zyrih, Zvicër

    12. Seattle, Shtetet e Bashkuara

    13. Wellington, Zelandë e Re

    14. Nicë, Francë

    15. Drezden, Gjermani

    16. Auckland, Zelandë e Re

    17. Oslo, Norvegji

    18. Helsinki, Finlandë

    19. Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe

    20. Melburn, Australi

    21. Dyseldorf, Gjermani

    22. Rekjavik, Islandë

    23. Kuwait City, Kuvajt

    24. Montreal, Kanada

    25. Lajpcig, Gjermani

 

 

Të fundit