Flash News

KRYESORE

Këto janë ushqimet që duhet të konsumoni për parandalimin e rënies së flokëve

Këto janë ushqimet që duhet të konsumoni për

Rënia e flokëve është një problem shumë serioz që i prek pothuajse të gjithë. Por rënia e flokëve ndikohet dhe nga ushqimet që ne konsumojmë. Për këtë arsye, nëse doni të parandaloni rënien e tyre, duhet të ushqeheni shëndetshëm dhe ai do të ketë fortësinë e duhur.

Produktet ushqimore që duhet të konsumoni:

Mjalti - Trajtimi i skalpit të kokës me mjaltë përmirëson pamjen e flokëve të dobësuar.

Salmoni - Floku është fibër proteinike. Pra, duhen ngrënë proteina për ta mbajtur atë të fortë. Proteinat janë të nevojshme edhe për të prodhuar keratinë, një përbërës kyç i flokut. Salmoni ndihmon në përmirësimin e shëndetit të flokëve falë vitaminave dhe acideve yndyrore Omega-3.

Spinaqi - Femrat që kanë probleme me rënien e flokëve, kanë edhe nivele të ulta hekuri dhe vitamine D2. Spinaqi është i pasur me hekur dhe vitaminë C, që ndihmon në thithjen e hekurit. Një sallatë me spinaq është perfekt për femrat që kanë rënie flokësh.

Arrat dhe farat - Omega-3, Omega-6 dhe antioksidantët që përmbajnë arrat dhe farat bimore janë shumë të rëndësishme për shëndetin e flokëve. Konsumi i rregullt i tyre çon në ulje të rënies së flokëve.

Të fundit