All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Këto perime rritën edhe pasi i keni konsumuar. E dinit?

Këto perime rritën edhe pasi i keni konsumuar. E dinit?
All - Paragraf - 1

Natyra dhe fuqia e saj magjike na habit çdo ditë e më shumë. Shpesh herë nuk i dimë të gjitha sekretet e natyrës dhe asaj që konsumojmë. Ndaj le t`i hedhim një sy perimeve që rriten edhe pasi i kemi konsumuar.

All - Paragraf - 3

Sallata jeshile 

Pasi të keni konsumuar gjethet, mos e hidhni pjesën e poshtme të sallatës. Nëse e mbillni siç duhet mund të merrni një tjetër tufë sallate, si kjo në foto.

Qepët 

Pasi të keni qëruar qepën, mos e hidhni pjesën e rrënjës. Lëreni të thahet për disa ditë dhe më pas mund ta mbillni në një vazo me dhe, duke krijuar hapësirën e nevojshme për t’u rritur siç duhet.

Borziloku

Është një nga erëzat që mund ta mbani të freskët në çdo moment, pasi është shumë e thjeshtë që të rrisni këtë bimë. Mjafton të fusni një gjethe në një gotë me ujë. Uji duhet të ndërrohet ditë pas dite dhe kur të dalin rrënjët disa centimetra mund t’i mbillni në një vazo dhe t’i rrisni normalisht.

Qepët e njoma

Mund t’i rrisni në një gotë me ujë derisa të nxjerrë rrënjë të mjaftueshme për t’u transferuar në një vazo më dhe. Mbuloni me ujë gjithë pjesën e kokës së qepës së njomë, do t’ju duhen rreth 10 ditë që të formohen rrënjët e duhura.

Karotat

Me këtë mënyrë nuk do të rrisni karota, por vetëm pjesën e gjetheve, që disa njerëzve mund t’u pëlqejnë që t’i përdorin në sallata të ndryshme. Duke prerë pjesën e sipërme të karotave dhe duke i vendosur të zhytura në ujë, për disa javë do të merrni gjethe të freskëta të karotave.

Patatet e ëmbla

Patatet e ëmbla mund t’i rrisni në shtëpi duke i vendosur fillimisht në ujë dhe më pas, kur të nxjerrin rrënjët t’i zhvendosni në tokë, ose na vazo speciale me dhe.

Të fundit