Këto rroba banje duhet t`i keni me patjetër këtë sezon veror

Më shumë se pesë kostume nuk janë të nevojshme gjatë të gjithë udhëtimit. Mes stileve që ke të preferuar, sipas ekspertëve të modës, ka edhe një kostum që duhet ta kesh patjetër këtë verë për të qenë IN.

Kostumi neon
Janë bikini që të sigurojnë shkëlqimin që aq shumë e dëshiron në plazh. Pa marrë parasysh se cila është nuanca që mund të zgjedhësh, ngjyrat e neonit edhe këtë vit janë IN. Gjithçka e shndritshme që krijon kontrast me tonin e lëkurës është ajo që të duhet. Pink, e verdhë, blu apo mente, me një shkëlqim metalik do të japin sukses në plazh.