Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Këtu bëhet komplot në vend të revolucionit, humbjet shpallen fitore
Milivoje Mihajlloviç / portali Kossev
Ballkani është territori historia e të cilit është një kronikë luftërash. Nënqiell ku paqja është dhuratë nga Zoti dhe ku fatkeqësia përsëritet në mënyrë ciklike, me të njëjtat motive dhe protagonistë të ndryshëm. Tokë e “gjakut dhe mjaltit“, me pasurinë që i ka dhuruar natyra, e cila e fsheh historinë e saj “nën qilim“. Rrallëherë ka forcë të përballet me të kaluarën dhe, si rregull, eviton të shohë objektivisht në të tanishmen. Ndoshta për këtë „heroj“ lufte janë për ne ata që kanë përndjekur me qindra civilë, kanë mbushur frigoriferët me kufoma, ose ata që kanë shitur veshkat e të rrëmbyerve...
Në këtë garë ballkanike të pakuptimtë fituan spastruesit etnikë, sharlatanët që mbytën me “lugë të ndryshkura“, hajdutë që fshehën gjithë zhurmë e bujë plaçkitjen, të çmendur që ideuan armiq. ... “Kur e humbet kundërshtarin humbet politikën“, thënia e famshme e liderit izrealeit Shimon Peres, mund të jetë “kredoja“ e udhëheqësve ballkanikë në shekuj.
Të plaçkitur, të përndjekur, të rrëmbyer, të vrarë... humbës të manipuluar, nuk patën mençurinë ta vlerësojnë, forcat për t’i njohur as për t’iu kundërvënë.
Ndoshta ndërsa në mbarë botën votohet “për, “ te ne votohet “kundër“. Vetëm në këto territore gjurmohet kaq shumë për identitetin e humbur dhe vetëm këtu ngjashmëritë shpien në ndryshime fatale. Në kuptimin politik, këto territore janë “oqean i kotësisë”. Në këndvështrimin politik- antologji e investimeve të gabuara. Në atë etnik, një përmbledhje udhëzimesh për vrasje. Në atë njerzor, jetë në të kaluarën. Kur duhet të zgjedhim një plan, zgjedhim spinin. Në vend të repektit, urrejtja. Në vend të së vërtetës, gënjeshtra. Në vend të sinqeritetit, mashtrimi. Komplot në vend të revolucionit. Humbjet shpallen fitore. Vetëm këtu gabimet godasin në “qendër”.
Këto janë burimet e frikërave ballkanike të cilat i manipulojnë “udhëheqësit”. Ata e mbajnë gjallë këtë zjarr atëherë kur ai u nevojitet për të fshehur plaçkitjen, gabimet, lëvizjet e dhimbshme... “Një hap më shumë” ose “një hap më pak” është shenja e përbashkët e të gjithë përpjekjeve tona demokratike. Improvizimi është pamja e çdo përpjekje për zgjidhjen e problemeve. Vetëm sa më larg së vërtetës. Frika është me e vlefshme se kurajoja.
Marrëveshje është fjala që shenjon një të pestën e parë të këtij shekulli në këto territore. Por, vetëm këtu konflikti është rrugë drejt marrëveshjes, ndërsa dialogu shtegu për konflikt. Vetëm këtu bisedohet pa asnjë synim që të arrihet marrëveshje..
Ky është themeli i “mosmarrëveshjes” tonë me demokracinë. Udhëheqësit ballkanikë, edhe në të kaluarën, si edhe sot, shkatërrojnë marrëdhëniet demokratike që në embrion. Matrica është e njohur. Çfarë bën qeveria e re? Pështyn mbi qeverinë e kaluar. Por, nuk ka arrestime, nuk ka akuza, nuk ka gjetje dhe kthim të parave të vjedhura. Korbi korbit nuk ia nxjerr sytë! I bie që humbja zgjedhore të jetë shpëtimtare.
Pushteti i vjetër i dorëzon pushtetit të ri qeverisjen, në këmbim të amnistisë. E gjitha kjo mbulohet me disa arrestime të disa njerëzve pa rëndësi, me procese gjyqësore maratonike dhe në fund me vendime lirimi nga akuza. I vetmi motiv për marrjen e pushtetit është etja për pasurim. Mënyra sesi të arrihet pushteti është mashtrimi. Frika është mënyrë sesi të ruhet pushteti. Për fat të keq kjo histori përsëritet, pa gabime, si zgërdhirje ironike për popullin e plaçkitur.
Shoqëritë funksionojnë si ndërmarrje në të cilat dihet me saktësi kush është i ngarkuar me nëntokën, kush për ekonominë, kush për shitjen e “pasurive të familjes”, kush tregton narkotikë, kush merr tendera, kush i pastron paratë e pista. Pas këtij “bordi” qëndron një ushtri e tërë nëpunësish, policësh, kriminelësh, analistësh, sintetistësh, botesh, tifozësh, taksistësh, policësh të korruptuar, gjykatësish dhe prokurorësh prej të cilëve ata “të pastërtit” nuk guxojnë të ngrenë krye...Të gjithë ata kanë nga një pjesë të kulaçit të vjedhur. Shumë veta janë të pavetëdijshëm se në këtë “shoqëri”, besojnë se punojnë “në interes të së mirës së përgjithshme”. Kjo makinë dhe mafie politike prodhon frikë dhe të gjithë atë të keqen e cila, për fat të keq, merr format e vijës imagjinare të konfliktit të përgjithshëm. Nuk u intereson aspak se populli mjekohet nëpërmjet “gugllit”. Që “është diplomuar” më së shpeshti do të thotë se e ka blerë diplomën. Se më të vlefshmit janë njerëzit “që bëjnë kombinime”. Tërë shoqëria i është lënë në dorë xhepistëve dhe amatorëve. Që deklarimet publike janë shndërruar në parada primitive të zilisë dhe dhunës. Ky është trajtimi i vazhdueshëm që i rezervohet popullit të përbuzur dhe poshtëruar, të cilin dita ditës e bindin se “ka edhe një jetë më të keqe se kjo”.
Jetojmë në një ëndërr të keqe. Koha është të zgjohemi.
*Milivoje Mihajlloviç u lind në vitin 1958 në Prishtinë. Ka informuar mbi ngjarjet në Kosovë nga gazeta „Jedinstvo“, Tanjug, RTV Beograd, BBC, APTN, Agjensia Franc Press, CBS. Ka qenë kryeredaktor i Radio-Prishtinës, themelues i Media –Center, redaktor i programit informativ i YU-info TV, aktualisht është drejtor i Radio Beogradit.
**Përktheu për Politiko: Xhelal Fejza
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38