Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Ish-lojatri i Milanit, Kevin-Prince Boateng, tashmë është transferuar tek Barcelona, duke shënuar kështu kalimin më të bujshme të merkatos së këtij janari.
Pak ditë më parë, mesfushori vendosi të shkëpusë kontratën me ekiopin e Sassuolos, për të kaluar në formë huazimi tek skuadra "blaugrana", me të drejtë blerje në fund të sezonit.
Huazimi deri në qershor do t’i kushtojë Barcelonës 2 milionë euro, ndërsa blerja përfundimtare edhe 8 milionë të tjera.
Skuadra katalanase bindi ekipin e Serie A për një huazim me të drejtë blerjeje në fundin e këtij sezoni, duke përforcuar sulmin dhe duke firmosur me një lojtar me eksperiencë dhe cilësi, edhe pse me shumë oshilacione.
“Falenderoj Sassuolon, por tani do të shënoj gol në El Clasico. Edhe pse është e trishtuar që po iki, Barcelona është mundësi unike", tha Boateng në fjalën e tij.
Huazimi deri në qershor do t’i kushtojë Barcelonës 2 milionë euro, ndërsa blerja përfundimtare edhe 8 milionë të tjera, një shumë e vogël krahasuar me muskujt financiarë të skuadrës “blaugrana”.