Flash News

KRYESORE

Khabib injoron Conor, UFC përballet me probleme

Khabib injoron Conor, UFC përballet me probleme

Një ndër duelet më të ashpra të UFC ishte ai ndërmjet rusit Khabib Nurmagedov dhe Conor McGregor. Irlandezi është rikthyer dhe kërkon ndeshjen e dytë, por rusi e ka injoruar hapur.

“Do më jepni 100 milionë dollar për ta mundur sërish atë idiot? Nuk besoj se kjo është racionale. Nëse UFC kërkon t’i shpenzoj ato para, atëherë t’i japë për bamirësi shoqatave të ndryshme, por nuk pse të m’i japë mua për ta mundur sërish McGregor.

"Jam i befasuar kur njerëzit më pyesin për një tjetër duel. I bëra çfarë desha kur u përballëm, ai madje edhe u dorëzua. Si mund ta diskutoj ai një tjetër ndeshje. Të gjithë e panë se çfarë ndodhi në oktagon. Unë e kisha në kontroll luftimin nga fillimi në fund”, tha ai.

Të fundit