Flash News
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Khedira ka një kontratë me Juventus e cila skadon në vitin 2019 dhe gjithnjë ka shprehur dëshirën për të rinovuar me skuadren.
Por fakti që drejtuesit e klubit po hezitojnë për t’ia ofruar një marrëveshje të re, duket se ka nervozuar disi mesfushorin gjerman.
“E kam thënë edhe në intervista të tjera se, nëse Juventusi do të më ofronte rinovimin, nuk do të mendohesha dy herë. Por, nëse kjo nuk ndodh, dëshira ime do të ishte të rikthehesha në Bundesligë. Gjithsesi, për momentin, jam plotësisht i përqendruar te sezoni aktual dhe do ta respektoj kontratën që kam. Duelin me Napolin? Kishte vite që në Itali nuk shihej një betejë e tillë, por ne nuk jemi të ngopur së fituari. Champions-i, mision i pamundur? Jo, me Totenhemin, shanset për kualifikim janë 50 me 50 dhe ne do të shkojmë në Londër për të avancuar më tej”.