Flash News

KRYESORE

Khloe Kardashian pranon se nuk ishte e lehtë të shihje Tristan në ditëlindjen e vajzës

Tristan është shfaqur i paftuar në ditëlindjen e vajzës së tij me Khloe Kardashian dhe i ka habitur të gjithë. Kujtojmë se basketbollisti tradhtoi dy here yllin Kardashian, duke u kthyer kështu në një person të urryeshëm në opinionin publik.

Ditëlindja e True ishte në prill, kur kishte vetëm pak muaj nga skandali i tradhtisë së Tristan me Jordyn, shoqen e ngushtë të motrës së saj.

E ftuar në një emision radiofonik Kardashian rrëfeu se ishte gjithçka shumë e vështirë, megjithatë ajo është përpjekur të bëjë më të mirën për vajzën e tyre. Khloe shtoi se të gjithë gabojnë dhe mësojnë prej gabimeve të tyre. Në fund të intervistës 35-vjeçarja tha se ky ishte një kapitull i mbyllur tashmë dhe se dëshiron të ecë para.

Të fundit