Flash News

KRYESORE

Kiara Tito flet për herë të parë publikisht për marrëdhënien e saj me Butrint Imerin

Kiara Tito flet për herë të parë publikisht për

Megjithëse prej kohësh flitet për një lidhje dashurie mes këngëtarit nga Kosova, Butrint Imeri dhe moderatores Kiara Tito, dyshja e mohojnë në mënyrë kategorike këtë lajm.

Pas Butrintit, ka qenë Kiara ajo që ka mohuar se mes tyre ka diçka.

E ftuar në emisionin e pasdites në Klan, Rudina e pyet moderatoren nëse mes tyre ka diçka. Kiara është shprehur duke thënë:

“Se po bëjmë një projekt muzikor së bashku nuk do të thotë asgjë. Mes nesh nuk ka asgjë më shumë se shoqëri.”

Më tej, duke qeshur, Rudina u shpreh se tani janë miq po gjatë rrugës nuk i dihet. Një fjali kjo të cilën Kiara preferoi të mos e komentonte.

Kiara ka nisur mbrëmë sezonin e dytë në Klan të emisionit "Doktor Plastik".

Të fundit