Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
KiE kërkesë Beogradit: Njih zyrtarisht gjenocidin e Srebrenicës
Ekspertët e Këshillit të Evropës i kërkuan sot Serbisë të njohë zyrtarisht masakrën e Srebrenicës në Bosnje Hercegovinë si një gjenocid, në një raport që shpreh gjithashtu shqetësim edhe për frazat plot urrejtje të përdorura nga grupet raciste të tifozëve të futbollit.
“Drejtuesit politikë duhet të pranojnë zyrtarisht se masakrat e kryera në Srebrenicë, në lindje të Bosnje Hercegovinës përbëjnë një gjenocid”, theksoi presidenti i Komisionit Evropian kundër racizmit dhe intolerancës (Ecri) i Këshillit të Evropës, suedezi Christian Ahlund,cituar në një komunikatë.
Në korrik 1995, rreth 8 000 burra dhe djem myslimanë u vranë nga forcat serbe të Bosnjës në Srebrenicë brenda disa ditëve. Bëhet fjalë krimin më të rëndë të kryer në Evropë që prej Luftës së Dytë Botërore.
Komisioni i Këshillit Evropian theksoi se Parlamenti dhe presidenti serb kanë këruar falje për masakrën e Srebrenicës. Megjithatë, ai shprehu keqardhje për faktin që asnjëri prej tyre nuk ka pranua që këto masakra përbëjnë një gjenocid ashtu si i kanë cilësuar gjykatat ndërkombëtare.
Presidenti serb, Tomislav Nikoliç, një nacionalist populist ka kërkuar falje në prill 2013 në televizionin kombëtar të Bosnjes.