Flash News

KRYESORE

Kikia: Precedenti Tahiri nuk ka ndodhur as në vendet e Amerikës Latine

Kikia: Precedenti Tahiri nuk ka ndodhur as në vendet e Amerikës Latine

Kryeredaktori i Klan Plus, Mentor Kikia shprhet se rasti i  ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri është një precedent që nuk ka ndodhur as në vendet e Amerikës Qendrore, ku organizatat e drogës bëjnë ligjin.

“Kjo çështja është për mua çështja më e rëndësishme që mund të ketë pasur ndonjëherë në dorë sistemi i drejtësisë në çerekshekullin e fundit jo thjesht se bëhet fjalë për ish-ministrin e Brendshëm, por bëhet fjalë për një precedent që nuk e hasim askund, as në republikat e Amerikës Qendrore, ku zyrtarisht organizatat e drogës janë ligjvënëse, që ministri i Brendshëm të akuzohet se ka kontrolluar, ka stimuluar, ka qenë anëtar i një organizate të trafikut të drogës”, u shpreh Kikia në emisionin në “Ekopolitikë” nga Aurora Sulçe në Ora News.

Ai tha gjtiashtu se “mendoj se PS nuk do ta bëjë gabimin e madh të mos lejojë Tahirin të shkojë pranë drejtësisë. Nëse do të duan që historia të sqarohet, ka vetëm një mundësi; t’i hapet rruga Prokurorisë. Nëse Prokuroria është futur në një valle politike do t’i dalë menjëherë kallaji. Nuk duhet krijuar një barrierë e tillë kur jemi në fillim të reformës në drejtësi”.  

Të fundit