Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Kiko, qeni që i shpëtoi jetën familjes së tij duke iu tërhequr batanijen
Një histori e bukur dhe shumë frymëzuese po aq sa interesante vjen nga Durrësi. Një qen i ka shpëtuar jetën familjes së tij pasi nuk i ka lënë të flenë gjumë duke i tërhequr batanijën.
Në një intervistë për Top Channel, zonja që ka qenin ka treguar se si Kiko ka shpëtuar jetën e tyre.
Natën që ra tërmeti, ishim në gjumë ne, dhe Kiko na zgjoji nga gjumi pasi filloji që të lehte. Ne nuk u zgjuam dhe ai e kafshoji dhe filloji që të tërhiqte batanijen. Pastaj i shpëtuam ne jetën Kikos,"- ka thënë zonja.
Pastaj ajo ka treguar për gazetaren se pasi Kiko u shpëtoi jetën atyre, kanë qenë ata që i kanë shpëtuar jetën Kikos:
"Ja shpëtuam që nuk ikëm nuk e lamë në rrugë se na thonin që leje qenin në rrugë dhe ik. Ne nuk pranuan me ik vetëm dhe thamë që po na pranuat me qenin do vijmë, po nuk na pranuat nuk vijmë."
Anila gazetarja: Dhe ju thanë që mund të vini. Jeni kthyer më në shtëpi që pas atij momenti?
Zonja: Jo është gërmadhë atje, u shemb komplet pallati. Na thanë që ta lëmë qenin, por ne nuk e lëmë pasi ai na shpëtoji jetën.