Flash News

KRYESORE

Kilet e tepërta, drejtori i Portit të Durrësit miliona lekë për vegla palestre

Kilet e tepërta dhe nevoja për të patur një trup të palestruar duket se ka çuar drejtuesit e Autoritetit Portual të Durrësit drejt vendimit për blerjen e disa pajisjeve, të cilat do iu zgjidhin këtë problem.

Tpz.al publikon dokumentet e një tenderi nga Autoriteti Portual Durrës, ku objekti është për “blerje pajisje palestre” me një fond limit 7.250.000 lekë. Kohëzgjatja për ekzekutimin është 60 ditë nga data e lidhjes së kontratës. Sipas dokumentave, rezulton se ky institucion tashmë do të ketë pistë vrapimi, biçikletë, gira, gjyle etj.

Autoriteti portual i Durrësit kontrollon hyrje daljet e mallrave dhe pasagjerëve nga porti më i madh në Shqipëri. Ndërkohë, që gjeneron ligjërisht miliona euro fitime për shtetin, pasi merr taksë nga sheshet, tragetet, anijet e deri te pasagjerët.

Sipas dokumenteve, ky autoritet kërkon 29 pajisje për palestrën;

  1. Tërheqës statik i dyanshëm
  2. Stol i rregullueshëm
  3. Stol olimpik 45 °
  4. Stol olimpik i shtrirë
  5. Mbajtëse boshtesh
  6. Kërcitës barkor
  7. Shtytës me stol horizontal peshash
  8. Shtytës këmbësh
  9. Makineri shumë funksional (4 makineri në një
  10. Shtytës në thellësi
  11. Gira
  12. Biçiklet mekanike
  13. Pistë vrapimi
  14. Bosht me gunga
  15. Bosht 150 cm
  16. Bosht 220 cm
  17. Thes boksi
  18. Dorezë boksi
  19. Leva ushtrimore (STRAIGHT ROTATING TRICEPS BAR)
  20. Leva ushtrimore (MULTI-EXERCISE BAR)
  21. Leva ushtrimore (TRAZY BAR)
  22. Leva ushtrimore (TRICEPS ROPE)
  23. Leva ushtrimore (TRICEPS PRESSDOËN BAR)
  24. Leva ushtrimore (COMPLETE HANDLE)
  25. Leva ushtrimore (LAT MACHINE BAR)
  26. Mbajetëse girash
  27. Mbajtëse peshash olimpike
  28. Pesha Olimpike
  29. Shkallë suedeze

Të fundit