Flash News

KRYESORE

Kim Jong-Un e quajti 'plakush', Trump ia kthen me ironi

Kim Jong-Un e quajti 'plakush', Trump ia kthen me ironi

Paralajmërimet për luftë mes dy liderëve, Donald Trump dhe diktatorit Kim Jong Un janë shndërruar në reagime ironizuese mes njëri-tjetrit.

“Përse Kim Jong-Un më fyen duke më quajtur ‘plakush’ kur unë nuk do t’i thosha kurrë se është ‘i shkurtër dhe i shëndoshë”, shkruan Trump në një ‘tëeet’ të postuar nga Hanoi në përfundim të turit të tij në Azi. “Dua kaq shumë të jem miku i tij. Ndoshta një ditë do të ndodhë”, shprehet Trump.

Në një fjalim të ashpër disa ditë më parë, Kim ishte përgjigjur duke e quajtur Trump një ‘plak lunatik’.

Presidenti amerikan më pas ka shkëmbyer epitete me udhëheqësin e Koresë së Veriut, por nga Hanoi, një skenë që do të mbahet mend për shtrëngimin e dorës së tij me Putin, përsëri i bëri thirrje “të gjitha kombeve përgjegjëse” që të veprojnë për të ndihmuar në ndalimin e kërcënimit bërthamor dhe raketor të Koresë së Veriut.

Të fundit