Flash News

KRYESORE

"Kim Jong-un në gjendje kome", Seuli zyrtar: Motra e diktatorit në krye të vendit

Mediat Koreano Jugore po spekulojnë se lideri i Koresë së Veriut, Kim Young Un ndodhet në gjendje kome. Një diplomat i Koresë së Jugut ka pohuar se Kim Jong Un ka rënë në gjendje kome disa ditë pas delegimit të pushtetit motrës së tij, Kim Yo-jong.

Chang Song-min, një ish-ndihmës i presidentit të ndjerë të Koresë së Jugut, Kim Dae-jung, pretendoi se KPRK po fsheh të vërtetën në lidhje me shëndetin e përkeqësuar të liderit të saj dhe se ai beson se diktatori është në një gjendje kome.

Chang spekuloi se të gjitha paraqitjet publike të Kim gjatë muajve të fundit janë falsifikuar, pas problemeve të tij shëndetësore në fillim të këtij viti.

Gjatë një deklarate për një media lokale, Chang Song-min tha se: “Mendoj që ai është në gjendje kome, pra ende nuk ka ndërruar jetë. Motra e tij, Kim Yo-jong, 33 vjeç, është vendosur në pozitën kryesore duke marrë përsipër disa nga fuqitë e vëllait të saj. Megjithatë, këto veprime të bëra në fshehtësi kanë për të dalë hapur, pasi vakuumi (me mungesën e Kim Young un) nuk mund të mbahet për një periudhë të zgjatur.”

Deklarata e Chang Song-min vjen pavarësisht pretendimeve të mediave Koreano Veriore, të cilat përmes publikimit të fotove, theksojnë se ato imazhe janë marrë nga mbledhjet e qeverisë, në të cilat Kim ka marrë pjesë të enjten.

Imazhet, po ashtu, nuk kanë mundur të verifikohen as nga agjencia e lajmeve Reuters, e cila u shpreh se nuk mund ta 'verifikojë në mënyrë të pavarur' një gjë të tillë.

Në fillim të kësaj jave, u pohua se Kim Jong Un e kishte promovuar motrën e tij si të dytën në komandë në Korenë e Veriut. Kim Yo Jong, 32 vjeç, tashmë është në krye të politikës së Koresë së Veriut ndaj SH.B.A. dhe Koresë së Jugut, duke e bërë atë në mënyrë efektive zëvendësin e tij de-fakto, thanë shefat e spiunazhit, raporton Daily Mail.

Vëllai i saj ende mban 'autoritetin absolut' mbi Korenë e Veriut, por ka deleguar disa përgjegjësi për ta ndihmuar atë të merrej me 'stresin' e qeverisjes, pretendon Korea e Veriut. Kim Jong Un, i cili mendohet të jetë rreth 36 vjeç, ishte parë vetëm disa herë këtë vit në prill. Madje daljet e tij publike kanë qenë aq të pakëta saqë spekulohej se një operacion i vështirë në zemër, e ka lënë atë në një gjendje kritike ose ndoshta edhe të vdekur. Thashethemet u pushuan në maj kur media shtetërore lëshoi ​​imazhe të udhëheqësit të Koresë së Veriut duke prerë shiritin në hapjen e një fabrike të plehrave.// Burimi Daily Mail// Përktheu dhe përshtati Politiko.al

Të fundit