All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Kim Jong Un, për pak i bëri gropën vetes...

Kim Jong Un, për pak i bëri gropën vetes...
All - Paragraf - 1

Kim Jong Un është parë duke thithur cigare pranë motorëve eksperimentalë të raketës balistike interkontinentale të Koresë Veriore para se ajo të shkrepej. Lideri suprem i Koresë Veriore ndodhej vetëm pak metra larg “Hwasong-14” e cila ka motorë raketorë që furnizohen me karburant të lëngët të patestuar.  Në një video të postuar në Twitter, Kim shihet duke thithur cigaren teksa raketa po përgatitej për t’u lëshuar. Askush nuk ka guxuar t’i kujtonte liderit koreano-verior që të mos pinte cigare, edhe pse karburanti i lëngët është tejet i rrezikshëm e madje edhe nëse kontrollohet mund të jetë shpërthyes. Kjo pakujdesi mund t’i kushtonte jetën, jo vetëm Kim Jong Un, por edhe personelit që ndodhej aty. Fatkeqësisht nuk ndodhi asgjë...!

Të fundit