Flash News

KRYESORE

Kim Jong Un pranon ftesën e Seulit, do zhvillojnë bisedime të nivelit të lartë

Kim Jong Un pranon ftesën e Seulit, do zhvillojnë bisedime të

Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut kanë rënë dakord për të zhvilluar bisedime të nivelit të lartë javën e ardhshme, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes në Seul.

”Phenaini ka pranuar ftesën e Seulit për të zhvilluar bisedime në zonën e përbashkët kufitare në Panmunjom, e vendosur në zonën e çmilitarizuar”, njoftoi  të martën Ministria e Mbrojtjes.

Ky është takimi i parë mes dy qeverive në më shumë se dy vjet dhe këto bisedime zhvillohen pas një kohe të gjatë përpjekjesh për të rivendosur marrëdhëniet mes dy palëve.

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un deklaroi se kishte menduar të dërgonte një delegacion në Lojërat Olimpike dimërore në Pjongçang, në Korenë e Jugut duke shtuar se shpresonte se ata do të ishin të suksesshëm.

Në përgjigje, Seuli sugjeroi që të zhvillohej një takim të martën, duke thënë se shpresonte në zgjidhjen e krizës mbi programin bërthamor të Koresë së Veriut përmes dialogut dhe diplomacisë.

Të fundit