Flash News

KRYESORE

Kim Jong Un viziton Kinën për herë të parë, bën deklaratën e papritur

Kim Jong Un viziton Kinën për herë të parë, bën

Tashmë s’ka më dyshime dhe është konfirmuar se udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka vizituar Kinën. Lajmi është konfirmuar nga mediat kineze dhe shënon kështu vizitën e tij të parë që nga viti 2011, nga udhëtimi i parë i Kim jashtë Koresë së Veriut.

Gjatë vizitës, Kim siguroi homologun e tij kinez se ai ka vendosur të heqë dorë nga armët e tij bërthamore, njoftoi Xinhua, por me disa kushte.

"Çështja e denuklearizimit të Gadishullit Korean mund të zgjidhet, nëse Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara u përgjigjen përpjekjeve tona me vullnet të mirë dhe krijojnë atmosferë të paqes dhe stabilitetit", raportohet të ketë thënë Kim, për Kinën që është aleatja e tij më e madhe.

  

Të fundit