Flash News

KRYESORE

Kim Kardashian dhe Kourtney Kardashian janë si të gjitha motrat: Tani "vriten" e direkt duhen

Kim Kardashian dhe Kourtney Kardashian janë si të gjitha motrat: Tani
Kim Kardashian dhe Kourtney Kardashian janë përballur së fundmi me disa mosmarrëveshje në shfaqjen e tyre televizive "Keeping up with Kardashians". Dy motrat kanë pasur përplasje dhe madje e madhja, Kourtney u shpreh duke thënë se Kim është njeriu më i keq në botë. E më pas Kim tha se Kourtney duhet të ikë nga shfaqja e tyre. Mirëpo, në fund të fundit motrat këtë bëjnë: zihen pafund por duhen kaq shumë. Përmes një postiimi në Instagram, Kourtney ka treguar se sa shumë e do motrën e saj Kim Kardashain. Në foton e realizuar në vitin 1996 janë dy motrat dhe duket se kjo ka ngjallur nostalgji tek e madhja e Kardashian-eve. Kourtney shkruan krahas fotos: “Gëzuar ditëlindjen Kimberly Noel Kardashian West, të dua përgjithmonë.”
 
View this post on Instagram
 

Happy Birthday Kimberly Noel Kardashian West! I love you forever.

A post shared by Kourtney Kardashian (@kourtneykardash) on

Të fundit