Flash News
Shtyhet sërish seanca për Berishën, shkak mungesa e prokurorëve
Investimi në Sazan/ Rama pyetet pse nuk shpall tender kombëtar: Do shqyrtojmë aplikimin
Paraqitet në SPAK, ish-ministri dhe deputeti socialist, Nasip Naço
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Kim Kardashian flet hapur për problemet pas shtatzënive: Kam kryer 5 operacione
Kim Kardashian është paragjykuar shumë që dy fëmijët e dytë i ka sjellë në jetë përmes një nënë mbartëse, pasi të shumtë kanë qenë ata që janë shprehur se Kardashian nuk i ka sjellë vetë fëmijët në jetë për të mos prishur format e trupit.
E megjithatë ajo e ka shpjeguar disa herë se mund t`i rrezikohej edhe jeta nëse do realizonte një shtatzëni të tretë. Kim Kardashian ka realizuar dy lindje dhe dy fëmijë të tjerë përmes nënës mbartëse. Është nënë e katër fëmijëve, por pas dy shtatzënive ajo ka hasur komplikacione të rënda shëndetësore.
Vetë Kim Kardashian ka folur hapur për 5 operacionet e tjera që ka realizuar pas lindjes, vetëm brenda 1 viti e gjysmë. Kim ka pasur një problem të quajtur ‘toxemia’ dhe pas lindjes së fëmijës së parë, North, placenta nuk i ka dalë jashtë dhe i është rritur brenda saj, gjë që kërkoi kryerjen e disa operacioneve.
Po ashtu, Kim ka treguar se ka pasur shumë probleme gjatë shtatzënisë me vajzën e parë, North dhe vetëm pasi ngriu vezoret mundi të sillte në jetë fëmijën e saj të dytë, Saint.
Por pas lindjes së djalit, komlikacionet kanë nisur sërish, ndaj mjekët refuzuan që ajo të sillte në jetë një tjetër fëmijë. Pas këtyre problemeve, Kim vendosi që një nënë surrogate të lindte dy fëmijët e tjerë, Chicago dhe Psalm:
“Jam shumë mirënjohëse për fëmijët e mi të bukur, nuk ka rëndësi se si erdhën tek unë, sepse ata erdhën tek unë. Ju jam shumë mirënjohëse nënave surrogate. Jam shumë e lumtur për familjen time. U rrita me shumë motra e vëllezër. Do të kaloja sërish të njëjtat dhimbje për të pasur vogëlushët e mi. Ja ka vlejtur e gjitha.”