Flash News

KRYESORE

Kim Kardashian i paguan qeranë për pesë vite ish të burgosurit

Kim Kardashian i paguan qeranë për pesë vite ish të

Vitin e kaluar Km Kardashian ndihmoi në lirmin e një gruaje 63-vjeçare, Alice Johnson, e cila vuante dënim të përjetshëm për shitje droge. Fushata e Kim ishte e suksesshme dhe Trump fali Johnson.

Kim është zotuar të ndihmojë një të burgosur tjetër, Mateu Charles, i cili u lirua nga burgu në janar pas 20 vitesh dënim për drogë.

Charles aplikoi për strehim në një kompleks apartamentesh në Nashville, por kërkesa e tij u mohua për shkak të "kaluarës së mëparshme kriminale".

Dhe më pas ai publikoi në postim Facebook duke thënë se Kim kishte dëgjuar për rastin e tij dhe i ofroi ndihmë.

Sipas raportimeve Kim e ka ndihmuar të gjejë një banesë për të jetuar dhe do i paguajë qeranë për 5 vite, ku gjatë kësaj kohe ai duhet të kursejë paratë për të blerë shtëpi.

Të fundit