Flash News

KRYESORE

Kim Kardashian në konkurrencë me të motrën, çfarë bëri për të marrë vëmendjen e Kylie-t

Kim Kardashian dhe Kylie Jenner janë dy motrat të cilat kanë më shumë vëmendje në familjen e tyre. Kim-i është ajo që është mësuar të jetë gjithmonë e para dhe të thyeje internetin me çdo gjë që bën. Mirëpo, vitet e fundit, Kylie gradualisht po merr gjithë vëmendjen për vete, duke lënë paksa në hije Kim. Kujtojmë që Kylie vetëm para disa javësh, u shpall gruaja më e pasur në botë.

Por këtë gjë Kim nuk mund ta tolerojë dhe prandaj ajo është gjithnjë në ‘luftë’ me veten e saj, për të marrë gjithë vëmendjen. Në ditëlindjen e 21-të Kylie Jenner u shfaq me një look ndryshe, bionde dhe flokë të shkurtra. Menjëherë, Kim Kardashian, vendosi të sfidojë motrën me një paruke ngjyrë neon dhe me një fustan ngjitur pas trupit që nxjerr në pah format e saj perfekte.

Nuk dimë çfarë do të bëjë tjetër Kim Kardashian, por kur bëhet fjalë për mbretëreshën e familjes, zor se mund të tolerojë Kylie-n t`i marrë ‘fronin’.

Të fundit