Flash News

KRYESORE

Kim Kardashian rrëfen natën më të tmerrshme të jetës saj: Mendova se do më përdhunonin

Në episodin e së dielës të “Keeping Up With The Kardashians”, Kim ka rrëfyer momentet më të tmerrshme të jetës saj që lidhen me natën e rrëmbimit në Paris. Ajo tregoi se mendonte se do e përdhunonin dhe do e vrisnin atë natë.

Ylli 36-vjeçar u shkëput për një periudhë 3-mujore nga rrjetet sociale dhe kishte vendosur të heshte për ngjarjen e ndodhur në Paris, deri mbrëmjen e së dielës ku rrëfeu gjitha ndjesitë negativë që kishte përjetuar atë natë.

“Ai më kapi këmbët dhe nuk kasha veshur të brendshme. Më shtyu drejt krevatit dhe në atë moment mendova se do të më përdhunonte. Përgatita vetën për më të keqen. Por, ai nuk e bëri. Më pas kur pashë armën, gjëja e parë që mendova ishte se ai do të më vriste. Vetëm lutesha që Kourtney t`ia dilte të bënte një jetë normale, pasi të shihte trupin tim të vdekur në shtrat. Mendova se nuk do t`ia dilja, ju e dini si përfundojnë këto gjëra”- tregon e mbushur në lot Kim Kardashian.

Gjithashtu, seks simboli tregoi se si i është lutur rrëmbyesve që të mos e vrasin sepse ajo ka një familje dhe dy fëmijë.

Në fund të këtij kapitulli të dhimbshëm për yllin e Kardashianëve, nuk ka harruar të falenderojë, nëpërmjet statuseve në Twitter, forcat e policisë së Parisit dhe të gjithë ata që e kanë mbështetur të kaloje këtë periudhë të vështirë për të.

Të fundit