Kim Kardashian rrëfen se anuloi lindjen e North për dy orë vetëm për të lyer thonjtë

Kim Kardashian ka katër fëmijë, dy i ka sjellë vetë në jetë e dy të tjerë përmes një nënë mbartëse, Fëmija i saj i parë është vajza North West. E ftuar në emisionin “Foodgod: OMFG”, i drejtuar nga miku i saj i ngushtë, Jonathan Cheban, Kim ka treguar se dita e lindjes së North ka qenë shumë kaotike.

Ajo ka treguar se fokusi i saj ka qenë tek pamja e jashtme:

“Kur shkova në shtëpi më thanë ‘Duhet të lindësh sot’. Thonjtë e mi ishin në ngjyrë të zezë, sepse ishte koha kur unë isha akoma në fazën Linkin Park After Dark. Dhe unë u thashë, ‘Oh, jo jo, unë do të lind një vajzë. Më duhet një ngjyrë rozë e lehtë për lindjen. Kështu i thashë doktorit, ‘A je i sigurt që duhet të lindë tani? A mund të më japësh dy orë kohë? Dhe ai tha, ‘Në rregull, takohemi për dy orë.”

Po ashtu, Kim ka treguar se Kanya nuk ka qenë atë ditë i pranishëm pasi ka qenë në Zvicër e megjithatë ka arritur ta kapë në kohë lundjen e North.