Flash News

E-TJERA

Kim Mehmeti i bashkohet Bashës në Çadrën e Lirisë

Kim Mehmeti i bashkohet Bashës në Çadrën e Lirisë

Shkrimtari i njohur shqiptar nga Maqedonia, do të jetë sot në orën 18 në Çadrën e Lirisë, në krah të shefit të opozitës, Lulzim Basha. Ai bëhet kështu një prej intelektualëve që i thonë 'po' kauzës së opozitës që i sheh zgjidhjet te zgjedhjet e lira e të ndershme. I kontaktuar nga Politiko.al, ai  është shprehur se, si shqiptar dhe shkrimtar, i duhet një Shqipëri normale. E cila, sipas tij, bëhet kur partitë nuk janë më të forta se shteti dhe se Shqipëria. Shkrimtari i bashkohet opozitës në një kohë kur edhe Maqedonia është përfshirë nga protestat. Kim Mehmeti hidhet kështu në krahun e intelektualëve të angazhuar; që i shkon profilit të tij prej antikonformisti. Mehmeti ka shpërthyer në kritika ndaj Kryeministrit Rama para pak kohësh në emisionin 'Komiteti' të Berat Buzhalës. “Absolutisht jo, madje edhe këtë mandat e ka pasur tepër”, ka thënë Mehmeti i pyetur nëse Rama duhet të marrë një mandat të dytë.

Kim Mehmeti për KM Rama:

“Rama është një artist i parealizuar. Ai edhe ekspozitat i ka hapur, pasi është bërë kryeministër. Unë do të isha turpëruar, nëse do të botoja romane pasi të isha bërë kryeministër. Kemi frikë të hapim edhe frigoriferin, se na del kryeministri i Shqipërisë. Shpesh shtroj pyetjen; kur ai kryeministër punon? Nuk di që të ketë gjëkundi ndonjë kryeministër që jep auto-intervista nga 2 orë, një herë në javë. Nuk e di kur punon, të bësh shtet me Facebook…nuk e di”.

Të fundit