Flash News

KRYESORE

Kim Mehmeti mbështet studentët: Rama e shndërroi qeverinë në hale

Kim Mehmeti mbështet studentët: Rama e shndërroi qeverinë

Publicisti Kim Mehmeti ka komentuar protestën e studentëve mbështetur mosdialogimin me kryeministrin Edi Rama, pasi ai nuk e meriton një të tillë.

I ftuar në Oranews, Mehmeti tha se prej kohësh jetojmë me gënjeshtra dhe premtime të kota, ndaj reagimi i studentëve ishte mëse i pritur. Më tej publicisti ka shtuar se qeveria është shndërruar në një hale që pastron jashtëqitjet kriminale.

Kryeministri i Shqipërisë prej 5 vitesh flet për kazanin mediatik. Në fund ai nuk e vërejti që qeverinë e tij e shndërroi në një hale dhe vetë mbeti ai kazanxhiu që lëshon apo ndal ujin me të cilin lan jashtëqitjet kriminale, jashtëqitje të të gjitha kategorive. Në një situatë të tillë më duket pak absurde të bisedosh me një njeri të tillë. Ai e sheh pozitën e kryeministrit të tillë që të bësh garë dhe me popullin tënd. Nuk mund të dialogosh për atë që të takon.Ai është i zgjedhuri i popullit jo e kundërta.”, tha ndër të tjera Kim Mehmeti.

Mehmeti paralamërojë se kjo protestë do të shkojë edhe më thellë, pasi sipas tij sunduesit e Shqipërisë po sundojnë ende sipas mentalitetit të Enver Hoxhës.

Të fundit