Flash News

KRYESORE

Kim tregon më në fund emrin e djalit, ka lidhje me "ringjalljen shpirtërore" të Kanye-s

Kim tregon më në fund emrin e djalit, ka lidhje me "ringjalljen
Kushdo që e njeh sadopak familjen Kardashian-West, e di shumë mirë se emri i djalit të katërt të çiftit Kim-Kanye do ishte jashtë çdo parashikimi. Dhe ashtu ka rezultuar vërtetë. vetëm një javë pasi ka ardhur në jetë fëmija i katërt i Kim Kardashian, ajo ka zbuluar për të gjithë fansat se si quhet djali. Kim ka publikuar një foto të vogëlushit i cili fle në krevatin e tij, bashkë me një mesazh urimi, që ia kishte dërguar Kanye në Ditën e Nënës:

“Dita e Nënës së Bukur! Me ardhjen në jetë të fëmijës së katërt jemi të bekuar tej mase. Kemi gjithçka që na duhet!”

Më poshtë ajo shkruan se djali i tyre quhet Psalm. Po pse ky emër? Një burim për "People" ka thënë: "Kanye po kalon nëpër një ringjallje shpirtërore kohët e fundit. Çdo emër ka një kuptim që është personal midis Kanye-s, Kim-it dhe fëmijës”. I njëjti burim shton se: "Babi krenar kishte disa ide për emrin javë më parë para se Psalm të vinte në jetë më 10 maj. Psalm-i është një reflektim i gjendjes shpirtërore të Kanye-s dhe Kim. Në hebraisht Psalm do të thotë këngë."
 
View this post on Instagram
 

‪Psalm West ‬

A post shared by Kim Kardashian West (@kimkardashian) on

Të fundit