Flash News

KRYESORE

Kimioterapia, efektet anësore dhe menaxhimi i tyre

Kimioterapia, efektet anësore dhe menaxhimi i tyre

Kimioterapia është një nga armët me të cilat luftohet kanceri dhe për të cilën ekzistojnë mite nga më të ndryshmet. Shpesh, pacientët që duhet të marrin kimioterapi nuk kanë asnjë informacion ose në të shumten e rasteve kanë informacion të gabuar rreth saj.

Efektet anësore te kimioterapise dhe menaxhimi i tyre

Të përziera

Ky është shpesh efekti i padëshiruar i cili shkakton nje frikë të madhe. Por është një efekt i cili mund të evitohet. Ekzistojnë mjekime të ndryshme për të luftuar të përzierat. Disa nga llojet e mjekimeve që mund të përdorni për të evituar të përzierat janë: Aprepitant (i cili merret për tre ditë). Metoclopramide (merret në formen e tabletave, tre herë në ditë, 30 minuta para gjumit). Ondasentron (këshillohet normalisht një kapsulë në ditë). Dhe Metoclopramide dhe  Aprepitant.Nëse të përzierat vazhdojnë, duhet të kontaktoni mjekun.

Rënia e flokëve

Jo të gjitha trajtimet mund të shkaktojnë rënie të flokëve. Ajo zakonisht ndodh javen e trete pas marrjes së kimioterapisë. Shmangni acarimin e skalpit nëpërmjet  larjeve apo kolorimeve të shpeshta duke u orientuar më shumë drejt produkteve organike. Nëse ju vendosni të përdorni flokë artificialë, kini parasysh që të bisedoni me një specialist përpara humbjes së gjithë flokëve.  Është e nevojshme që ky specialist të ketë mundësi t’ju njohë ndërkohë që keni ende flokët tuaj natyral në mënyrë që t’ju ofrojë zgjedhjen më të përshtatshme për ju.

Shqetësimet e tretjes dhe acidit gastrik

Medikamentet që përdoren gjatë aplikimit të kimioterapisë në përgjithësi, shkaktojnë aciditet në trupin  tuaj. Ky fenomen mund të jetë shkak i djegsirës në stomak ose i infeksioneve mykotike tek femrat. Përveç kësaj, ju jeni duke kaluar një periudhe stresante e cila mund të rrisë sekrecionet acide. Kjo është dhe arsyeja se pse ju duhet të merrni një mjekim anti-acid (psh. Ranitidin ose Omeprazol) çdo ditë (1 tabletë në mbremje perpara gjumit) deri në fund të trajtimit tuaj,  edhe pse mund të mos keni simptoma.

Rënia në rruazat e bardha të gjakut

Kjo rënie është një efekt normal i kimioterapisë. Këto mjekime sulmojnë qelizat të cilat riprodhohen shumë shpejt,sic jane qelizat tumorale por nuk perjashtojne edhe qeliza e tjera te organizmit sic jane rruazat e gjakut.  Kjo rënie ndodh zakonisht në ditët pas administrimit të trajtimit, pra monitorohet një javë pas trajtimit nëpërmjet analizave të gjakut. Rënia mund të kufizohet nëpërmjet përdorimit të faktorëve rritës: ky produkt merret nëpërmjet një injeksioni (Filgrastim).Gjatë javës, ato mund të administrohen në klinikë ose në shtëpi nga një infermiere. Duke qenë se këto injeksione stimulojnë palcën kurrizore ato mund të shkaktojnë dhimbje të shpërndarë në kocka, përfshirë ngurtësim në nivele të ndryshme. Kjo është normale. Ju mund të merrni 1 g paracetammol për të lehtësuar dhimbjen (deri në 3x /ditë .

Mukoza e gojes

Per problemet me mukozen e gojes eshte e rendesishme nje higjene e mire orale duke e lare gojen me furce te bute dhembesh dhe shplare me solucione te ndryshme orale më pas. Nuk është e nevojshme to kufizoni sheqerin në dietën e tuaj nëse jeni të kujdseshëm me trajtimin oral.

Shqetësime në lidhje me konsipacionin

Flora juaj intestinale do të ngacmohet nga trajtimi. Ajo që ndeshet më shpesh është diarrreja. Ju mund të merrni kapsula Loperamid pas jashtëqitjes së parë diareike, dhe më pas një tabletë pas cdo jashtëqitje diareike që mund të keni deri në 6 herë/ditë. Përpiquni të limitoni perimet e pagatuara dhe frutat dhe te merrni sa me shume lengje. Nëse diarreja vazhdon më shumë se 48 orë, është e rëndësishme që departamenti përkatës  ose departamenti i  kirurgjisë onkologjike të informohet në mënyrë që të bëhet menjëherë një analizë e feçes dhe të identifikohet origjina e problemit tuaj.

Lodhja

Lodhja mund të ketë arsye të ndryshme: anemia, (nivel i ulët i rruazave të kuqe), një ndërhyrje kirurgjikale, trajtimi, dhimbja, dieta, stresi. Në rastin e lodhjes nga kimioterapia juve ju duhet të përshtasni stilin e jetës: duke alternuar momentet e aktivitetit me ato të qetësisë, duke u përpjekur të bëni një gjumë të mirë gjatë natës dhe menaxhuar mirë energjinë tuaj. Përpiquni, gjithsesi të vazhdoni të njëjtin aktivitet ditor fizik si psh. ecjen e përditshme.

Jeta në çift

Ju jeni duke kaluar një eksperiencë të dhimbshme.Semundja trondit nga themelet jo vetëm jetën e individëve të prekur por edhe të të afërmve të tyre. Në këto kushte nuk është e çuditshme që dhe  jeta seksuale dhe intimiteti i një çifti të përballen me pasojat. Megjithëse marrëdhënia seksuale, zakonisht kalon në plan dytësor, nevoja për butësi dhe vëmendje mbetet, madje edhe mund të rritet.Problemet më të shpeshta janë humbja e dëshirës, infeksionet vaginale tek gratë, probleme me ereksionin dhe ejakulacionin tek meshkujt,ndryshim i imazhit të vetes, lodhje dhe probleme të traktit urinar.

Dr. Emiljana Huti

Të fundit